Po ecte me mbesën anash rrugës, gruaja shqiptare përplaset nga makina duke gjetur vdekjen para syve te mbesës 10-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shqiptare humbi jetën në sy të mbesës në një aksident rrugor.

Tragjedia ka ndodhur në Fano. Mësohet se viktimë ka mbetur një 56-vjeçare identiteti i të cilës nuk bëhet e ditur.
Mbesa dëshmon tragjedinë, shpëton mrekullisht

Ajo po ecte anash rrugës bashkë me mbesën kur u godit nga një makinë.

Si pasojë e plagëve të rënda, gruaja humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga ana tjetër, mbesa e saj 10-vjeçare ka shpëtuar mrekullisht pa u dëmtuar. Makina i ka kaluar pak centimetra larg, por fatmirësisht nuk e ka prekur.

Ajo është marrë nën kujdes mjekësor pasi është e shokuar duke qenë se ka dëshmuar tragjedinë.
Arrestohet shoferi, një 35-vjeçar

Shoferi i makinës është një 35-vjeçar nga Fano i cili jeton disa metra larg vendit të aksidentit.

Ai rezultoi negativ për përdorimin e alkoolit. Pritet që të akuzohet për vrasje në rrugë.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.