Po e merrte rrjedha, drejtori i qarkut Fier bashkë me policët hidhen në lumë dhe shpëtojnë gruan

433
0

Policia në bashkëpunim me qytetarët kanë shpëtuar një grua të cilën po e merrte rrjedha e lumit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:15, në vendin e quajtur “Çeligrad”. Dy punonjës policie konstatuan se në ujërat e lumit Seman, ishte duke u mbytur Mimoza Tahaj 51-vjeçe, banuese në Fier.

Menjëherë punonjësit e policisë shkuan në ndihmë të saj dhe në bashkëpunim me qytetarët bënë të mundur shpëtimin. Gazetari i Report Tv në Fier, Kristaq Thano raporton se për të shpëtuar jetën e gruas janë hedhur në lumë dy drejtuesit e policisë se qarkut të Fierit, drejtori Albert Nushi dhe n/drejtori i policisë si dhe dy policë, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e 51-vjeçares nga lumi.

Mimoza Tahaj, pasi u nxor nga policët u dërgua me ambulancë në spitalin rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.