‘Po Dori më do ende? Dua të iki’! Olta takon të ëmën dhe mes lotësh kërkon të dalë nga ‘Big Brother VIP’: A do që unë të rri?

101
0

Mbrëmja e sotme ishte shumë emocionuese për Oltën.

Aktorja u surprizua nga e ëma, të cilës i kishte shkruar dhe një letër shumë të ndjerë për 8 Mars.

Ajo shpërtheu në lot si kurrë më parë teksa mes ngashërimeve i tha të ëmës: Dua të iki. Mirëpo e ëma i dha kurajo për të vazhduar dhe i tha se duan ta shohin në finale.

Olta: Dua të iki.

E ëma: Jo përse të ikësh? Ti ke ardhur deri këtu, je e fortë. Në asnjë mënyrë.

(Olta qan me ngashërim): U çmenda.

E ëma: Nuk je çmendur, ne jemi të gjithë mirë.

Olta: Si është djali?

E ëma: Amari është mirë.

Olta: Po Dori?

E ëma: Dhe Dori.

Olta: Më do?

E ëma: Të do shumë, Dori ia do kokën lart Oltës, nuk ka lëkundje dhe të duam në finale.

Olta: Ai do që unë të rri deri në fund?

E ëma: Deri në fund.

Olta: Unë thashë se do më thoshte “dil”. Atij i pëlqen sjellja ime?

E ëma: I pëlqen çdo gjë, je shumë mirë, vazhdo si je.

Olta: Po babi si është?

E ëma: Shumë mirë, të ndjekim gjithë kohës.