14.5 C
Tirana

Po ça burri je, o plak! O dak! O Njish! O Trap!

Date:

Share:

Si t’ja dalim ne nënat t’u mësojmë bijve tanë që në këtë vend të mallkuar nuk ka rëndësi sedra, por fjala? Që burrnia nuk është dhuna, por mençuria për të shuar konfliktin? Që nuk ka rëndësi ç’të dikton shoqëria, por familja?

Si t’ja dalim ne nënat të rrisim bij të denjë dhe jo pjella fotokopje të kapadaillëkut mashkullor shqiptar? Si t’i mësojmë djemtë që kur hasen me djem të tjerë të etur për përplasje të mësojnë të tërhiqen e ndërrojnë rrugë, dhe jo të bëhen viktima të ngacmimit “hajde sqarohemi jashtë!”?

Po ça burrnie është t’i marrësh jetën një burri tjetër? Po ça burri do bëhesh ti një ditë, o djalë? Po çfarë burri do e mësosh tët bir të bëhet mor djale, kur të bëhesh vetë burrë?

Po ça burrash mban ky dheu ynë, qe nuk duan gratë e tyre që i besojnë inferiore, gratë e tyre që i shpullosin vajzat e tyre që i lënë pa shkollë, e i martojnë që 15 vjeç, që motrat e tyre i ruajnë si xhandarë e me motrat e të tjerëve tallin menderen për t’i çuar një herë në krevat, e nëse, larg qoftë! nuk ja dalin s’lënë vend pa trumbetuar “kurvllëkun” e tyre të pafajshëm?

Po ça burrash mban ky dheu ynë që mirë që nuk duan grate, po që s’duan as burrat? Që burri me burrin ka armiqësi e jo vllazëri? Që burri me burrin ka sedër e jo miqësi? Që burri me burrin nxjerr thikën e jo shtrëngimet e duarve?

Po ça burri je o plak! O dak! O shok! O Njish! O Trap! O trap kaluar trapi! Që lë lesht në lloto, në bixhoz, në cigare! Që ju punojnë gratë me turne, që lajnë pjata, bythë plakash, rrugë me pështymet që ju nxirrni nga goja juaj që ça nuk nxjerr, kur ecni rrugëve e kruani hallatet për qejf të hallateve, edhe para vajzave e grave, vetem sepse mundeni, sepse jeni burra.

Po ça burri je ti që rreh vetëm sepse mundesh?! Po ça burri je ti që vret vetëm sepse mundesh?!

Po kush trapin je ti, o burrë, që bën si Zot e si shkop e i merr jetën tjetrit?

Po pse, meshkujt në Shqipëri janë aq mutërisht të pasigurt te vetja, saqë nga mëngjesi në darkë duhet të japin prova burrnie? Te shpejtësia e makinës, te cigarja pa heq akoma cicën e mamit, te seksi pa bërë as dashuri, te leku pa i thënë punës një herë mirëmëngjes, te vrasja pa thënë një herë ‘më fal’!

Po ça problemi ke me veten o plak, o dak, o trap!

/Neda Balluku/

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...

Tabela e kursit të këmbimit, ja si u hap java për monedhat e huaja..

Sot, më 3 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.7 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Sherr mes dy grupe shqiptarësh në Itali, në pranga katër persona

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, me akuzën e përleshjes në grup, në motive ende të panjohura. Siç raportojnë mediat vendase përleshja mes dy...

Më në fund ngrohet koha, del parashikimi per 5 ditët e javës, ja sa shkojnë temperaturat..

Sipas parashikimeve te Motit, qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta pritet të na shoqërojë në pjesën më të...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.