Po bënte punime në shtëpi, komshiu tronditet nga ajo që pa, shkon me vrap në polici

3261
0

Kur nis dhe ndërton diçka, aq më tepër ne afërsi me objekte të tjera ajo që duhet të mendosh në fillim është që të mos dëmtosh askend tjetër. Bëhet fjalë për komshinjtë ose dyqane që mund të jenë afër vendit ku mendon të ndërtosh. Jo çdo herë ndodh kështu.

Një 63-vjeçar në qytetin e Pukës nuk ka menduar fare dhe ka nisur që të ndërtojë, por nuk i ka shkuar si duhet sepse ka dëmtuar shtëpinë e komshiut duke ndërtuar të veten.

Në këtë mënyrë pasi komshiu, shtetasi S.H 45 vjeç ka parë se ndërtesa e tij po dëmtohet atëherë ka bërë një padi në policinë e Pukës.

Efektivët kanë shkuar për ta verifikuar dhe kanë parë se shtetasi N.J 63 vjeç nga Puka jo vetëm se ka dëmtuar banesën e komshiut por po ndërtonte edhe pa leje.

Në këtë mënyrë ndaj tij ka nisur një procedim në gjendje të lirë