Po bënin punime në shtëpinë e vjetër, burri gjen letrën 130-vjeçare me kërkesën e çuditshme: Ata që do ta gjejnë..

154
0

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një mesazh nga 130 vjet më parë brenda saj. Kjo ndodhi në Matour, një komunë e vogël e vendosur në rajonin e Burgonjës, Francë, ku një nga banorët vendosi të bëjë punime për rinovimin e një shtëpie të vjetër që fshehte një sekret.

Kur hoqi dyshemenë e vjetër të drurit, Mollier gjeti një lloj kapsule kohe: një shishe kristali me një dorëshkrim brenda. Fillimisht, artizani nuk i dha rëndësi, duke menduar se ishin plehra, por kur e hodhi, e kuptoi se kishte diçka brenda.

Ky ishte mesazhi i dorëshkrimit. Shishja mbajti për 130 vjet letrën, që u gjet në një gjendje të mirë. Autori i dorëshkrimit ishte Guillaume Mandelier, një tregtar verërash që më 15 qershor 1894 shkroi, rrotulloi dhe e ruajti këtë relike për të mundësuar që dekada më vonë të njihej më mirë kultura franceze e asaj kohe.

Në dokument, Mandelier shpjegoi se ai vetë kishte fshehur shishen nën dysheme dhe kërkonte që kushdo që do ta zbulonte të bënte një lutje tradicionale për personat që kishin ndërruar jetë: “Kjo dysheme u vendos nga unë, Guillaume Mandelier, tregtar vere në Matour më 15 qershor 1894. Ata që do ta shembin, do të thonë një ‘De Profundis’ për shpirtin tim dhe do të pijnë për nderin tim”.

Banorët kanë përmbushur dëshirat e tij. Bashkia e Matour ka vendosur të ruajë dokumentin origjinal në Shtëpinë e Trashëgimisë, një muze të vogël që pasqyron historinë e vendit.