Po bën xhiron e rrjetit/ I fejuari i propozon stjuardesës gjatë fluturimit me avion, reagimi i saj ..

Një ngjarje tepër emocionuese ka ndodhur gjatë një udhëtimi me avion  nga Roma në Dubai. Stefano, një djalë italian vendosi t’i propozonte të fejuarës së tij stjuardesë në mes të udhëtimit.

Ai kishte prenotuar një biletë në avionin ku e dashura e tij do të punonte si pjesë e ekuipazhit.

Ndërkohë që partnerja e tij Vittoria, po punonte ai bashkë me anëtarët e tjerë të ekuipazhit dhe udhëtarët po e ndihmonin të dekoronte ambientin me flamuj dhe balona.

Videoja e filmuar nga disa pasagjerë ka kapur gjithashtu momentin që Vittoria del nga perdja që ndan ekuipazhin dhe pasagjerët.

Me një shprehje të paçmuar në fytyrën e saj, e surprizuar dhe me lot në sy ajo fillon të ecë përgjatë rreshtit ku udhëtarët fillojnë t’i dhurojnë trëndafila të kuq.

Shumë nga udhëtarët gjithashtu mbajnë fotografi të Stefanos para fytyrave të tyre dhe shenja që thonë ‘po’ në gjuhë të ndryshme.

Kur ajo arrin në fund gjen partnerin e saj duke pritur për të, ndërsa anëtarët e ekuipazhit të tjerë mbajnë balona në formën e inicialeve të emrave të tyre.

Në mes të këtij emocioni të madh Stefano ulet në gjunjë t’i prpozojë dhe pas përgjigjes pozitive ndaj pyetjes së madhe, ai i vendosi të dashurës së zemrës një unazë diamanti në gisht.

- Advertisement -

U vesh si grua për të dhënë provimimin në vend të gruas së tij, arrestohet 26-vjeçari

Autoritetet indiane arrestuan një 26-vjeçar, i cili u vesh si grua për të marrë pjesë në provimin e universitetit, duke imituar të dashurën e...

Restoranti i shton 2 € në faturë turistit se ia ndau përgjysmë sanduiçin. Pronari: Na mori kohë

Një turist britanik mbeti i mërzitur pasi një tarifë prej 2 euro iu shtua faturës së tij nga ana e restorantit  për prerjen e...

Detyron gruan të lahet vetëm njëherë në javë se është kurnac, gjykata dënon për keqtrajtim burrin

Nëse bashkëshorti është shumë dorështrënguar, ai mund të dënohet. Kështu ka vendosur Gjykata e Kasacionit, duke konfirmuar dënimin ndaj një bashkëshorti dhunues, i cili...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.