‘Po behet nami!’ Thirrja e Sonila Meços: Zgjohuni, aksi Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë!

737
0

Ndërkohë që oponioni publik zien nga debati për aktorët e teatrit Kombëtar, moderatoja SonilaMeço rikthen në vëmendje një “problem edhe më të madh”.

Meço rikujton faktin se edhe rruga Tiranë-Durrës do të bëhetme pagesë duke i quajtur çdo çështje tjetër si metodë për të hequr vëmendjen nga ky lajm i rëndësishëm.

Postimi i plotë i Sonila Meços

Edhe Tiranë-Durrës me pagesë. Lajmi del kur zien shqiptari nga barbarizmi me Teatrin Kombëtar.

Enkas, të çorientohet shqiptari e mos dijë nga ta shkarkojë ankthin e protestën më parë.

Mjafton të lexosh lajmin se rruga me pagesë bëhet pasi të rindërtohet dhe kupton se me një lajm si ky, që zor se ndodh në këtë mandat (në e ndërtofshin këtë rrugë, do zhbëjnë tersin si qeveria, që nuk i ecën me rrugët) po shpërqendrohet vëmendja ethshëm nga ngjarjet, që ‘kafshojnë’ egër publiken, tani, këtu, përgjithmonë.

Brenda tre ditësh nga kampet e refugjatëve, tek pagesa për rrugët e tek shembja e Teatrit…si tek Kapedani nga lufta në Vietnam tek ndërzimi artificial, drama pas komedisë është se Shqipëria është përfundimisht e privatit të Qeverisë.