Plumb në kokë gomarit dhe e rrëzon në tokë, i riu nga Peqini filmon vetë aktin makabër

1229
0

Disa muaj më parë opinioni publik u trondit nga një ngjarje në Kuçovë, ku një adoleshent vrau me sëpatë në mënyrë mizore qenin e tij të lidhur. Ngjarja u komentua gjatë nga emisione të ndryshme dhe djali “u kryqëzua” nga njerëzit që shprehnin indinjimin e tyre në rrjetet sociale. Mirëpo pas atij rasti, duket se të rinjtë e tjerë nuk janë ndërgjegjësuar aspak shkruan Joq.al

Kjo pasi një rast i tillë makabër është denoncuar nga një i ri nga Peqini. Djali ka dërguar një video tronditëse e cila tregon gomarin e lidhur dhe një të ri që regjistron vetë gjithçka. Ai mban në dorë një automatik dhe qëllon drejt e në kokë mbi gomarin, duke e rrëzuar menjëherë në tokë.