Plot aventura, Sokol Balla me fëmijët kalojnë pushimet e ëndrrave

1333
0

Gazetari i njohur Sokol Balla gjithmonë është treguar mjaft i rezervuar për jetën e tij private dhe në rrjetet sociale rrallëherë ka publikuar foto me dy fëmijët e tij. Pas pushimeve në Rio De Janeiro, Balla ka vendosur që të kalojë disa ditë edhe me fëmijët e tij.

Ai ka udhëtuar së bashku me djalin dhe vajzën në Mal të zi  ku dhe ka publikuar foto të ndryshme ku shihet se janë argëtuar pa masë.  Nga postimet e publikuara shihet se fëmijët e tij kanë provuar hedhjen me parashutë dhe xhirot me motorët e ujit.

“Unë jam babai i tij. Ai është cool”, ka shkruar Balla pranë fotos ku shihet me të birin i cili është rritur aq shumë sa që tashmë e drejton ai motorin e ujit.