Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës “Tirana e Re” në kryeqytet. Një qytetar është përplasur fizikisht me faturinon e urbanit.
Nuk dihet ende shkaku i sherrit mes tyre, ndërsa pamjet e bëra virale në rrjet tregojnë se si qytetari ka shkelmuar dhe grushtuar faturinon. Sherri ka shkaktuar panik te qytetarët e tjerë që ndodheshin në urban dhe në stacion, të cilët kanë tentuar të futen mes tyre për t’i ndarë.
“Qenke i keq ti ore. Është në detyrë ai…”, dëgjohet të thotë një qytetare të riut që po dhunonte faturinon. Sakaq, lidhur me rastin ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet.