Situata në studio ka dalë totalisht jashtë kontrollit! Ilir Vrenozi ka humbur toruan dhe ka shpërthyer ndaj Juxhinit, edhe pse ky i fundit nuk po i drejtohej me asnjë fjalë.
Në një moment që ka tronditur publikun, Iliri nis të bërtasë me tone agresive, duke përdorur gjuhë degraduese dhe ofenduese. “Me mua nuk ka … që të tallet”, dëgjohet të thotë ai, përpara se të vazhdojë me britma dhe sjellje aspak të denja për një debat publik.
Videoja po bën xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa ndjekësit janë të ndarë mes kritikave të forta dhe habisë për reagimin e papërmbajtur të Vrenozit. Shumë komentues e cilësojnë këtë si momentin kur “Iliri nxori fytyrën e tij të vërtetë”, ndërsa të tjerë pyesin pse produksioni nuk ndërhyri menjëherë për të ndalur situatën.
A ishte ky një shpërthim i vërtetë nervor apo një skenë e qëllimshme për vëmendje? Gjykimin ia lëmë publikut.