Dy vajza të reja janë proceduar në gjendje të lirë, pas një sherri të ndodhur mes tyre. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “11 nëntori” në Elbasan.
Një 21-vjeçare dyshohet se ka goditur me send të fortë, shkop gome, një 24-vjeçare. Konflikti mes tyre dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.