6.5 C
Tirana

Plas sherri mes shqiptarit dhe gruas se tij ruse: I jap 950 euro në muaj Ymerit, i kam blere dy makina. Burri nga Çerma: Kam të drejtë të ndërroj 7 gra!

Date:

Share:

Zvetlana në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, ka sjellë problemin që ka me bashkëshortin Ymeri i cili tregohet tepër i pasjellshëm me të. Svetlana është ruse e cila jeton në Itali dhe prej 20 vitesh njihet me Ymerin.

Janë martuar në 2015, por ajo nuk ka marrë pasaportë dhe në fshatin Çermë ku jeton Ymeri ajo nuk figuron si gruaja e tij.

Zvetlana tregon se i dërgon Ymerit çdo muaj nga 950 Euro dhe se shtëpinë dhe fermën në këtë fshat e ka ndërtuar me Lekët e saj.

Ajo ka frikë se përderisa emri i saj nuk figuron si bashkëpronare e shtëpisë, Ymeri mund t’ja japë fëmijëve që ka nga martesa e parë. Zvetlana i kërkon ndihmë zonjës Eni Çobani ta ndihmojë të marrë pasaportën shqiptare dhe të bëhet bashkëpronare e shtëpisë që Ymeri ka ndërtuar me Lekët e saj.

Zvetlana: I dërgoj 950 Euro në muaj që ai të jetojë mirë.

Eni Çobani: Pra, ti merr 1 milion Lekë të vjetra.

Ymeri: Po.

Zvetlana: Unë dua të rregullohem me dokumente ose përndryshe më kthe paratë mbrapsht. Të kam blerë dy makina, njëra më e mirë se tjetra. Njëra fuoristradë Toyota Yaris për një njeri që ia vlen, edhe këto i dua. Dua të më kthesh gjithçka, edhe këpucët dhe veshjet, janë të mijat. Ti nuk ke asnjë gjë. Më ke shkatërruar.

Ardit Gjebrea: Lekë për shtëpinë, i paske blerë Toyota Yaris, çfarë nuk i paske bërë Ymerit, po pse?

Zvetlana: Sepse e dua, sepse jam grua serioze, sepse jetoj me te dhe i kam dhënë gjithçka.

Ardit Gjebrea: Çfarë të ka pëlqyer tek Ymeri, se flokët jo (qesh).

Zvetlana: Në fillim tregohej i mirë, serioz, gjithçka shkonte për bukuri. Më pas kur i them më duhen ato dokumente, të kam bërë shtëpinë.

Eni Çobani: Arditi po thotë se çfarë të ka pëlqyer tek Ymeri?

Zvetlana: Më pëlqeu se ishte njeri serioz, mendonte veç për familjen tonë, por më vonë nuk e di, ndryshoi.

Ymeri: Gabove që ke ardhur tek zonja Eni Çobani. Mos më nxeh se e di vetë ti pastaj. Të kam thënë që burri është burrë. Do bëhet siç them unë.

Zvetlana: Burri është burrë, po tregoje veten pra.

Ymeri: Do bëhet siç them unë.

Zvetlana: Më duket se nuk e ke kuptuar. Ti duhet të tregosh që je burrë sepse unë të kam falur zemrën ty, të dua fort. Burrat shqiptarë janë të mirë, nuk janë të gjithë të këqinj. Ty më duket ka filluar të të lerë mendja. Tani do të të freskoj trurin sepse duhet të sillesh mirë, qartë?

Ymeri: Mirë, ik ulu atje.

Në përfundim të seanncës, Ymeri thotë nëse Eni Çobani arrin ta ndihmojë të marrë pasaportën shqiptare do e bëjë bashkëpronare edhe tek shtëpia që ai ka ndërtuar me Lekët e saj.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rënie drastike/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dollari dhe euro

Ditën e sotme, më 6 mars 2025, Dollari amerikan blihet me 91.6 lekë dhe shitet me 93.5 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet...

Ka alarmuar OBSH-në, mjeku i njohur flet për sëmundjen misterioze: Shenjat e sëmundjes janë..

Lija e majmunit kohët e fundit ka ngjallur jo pak shqetësime për popullatën në mbarë botën, por dhe është vendosur në fokus të OBSH-së....

“S’ka fat i miri” Veliaj nga burgu: Kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!

Erion Veliaj ka postuar sot nje fragment nga arsyetimi i akuzes perse e mbajne brenda ne burg. Arsyetimi eshte se “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft...

E fundit/ Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

Këtë të mërkurë u ratifikua në Senatin e parlamentit italian marrëveshja me Shqipërinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Siç bëri me dije ministri i Shtetit...

Ledioni futet vetë në shtëp dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet me lot nga shtëpia

Ledion Liço futet në shtëpi dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet në lot drejt Londrës Ai i dha një lajm të...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.