Skip to content

Plas sherri mes opinionistëve në Përputhen/ Arjani Nedës: Kujt i tregon ti..

    Debatet mes konkurrentëve në “Përputhen” tashmë kanë vazhduar mes dy opinionistëve, Arjan Konomit dhe Neda Ballukut. Të dy patën një debat të ashpër në puntatën e sotme duke kaluar në ofendime ndaj njëri-tjetrit.

    Arjani: Ndale moj Neda se nuk të lejoj të thuash do merrem dhe me ty e do them dhe për ty

    Neda: O Arian nuk më ke marr ti këtu dhe nuk do më heqësh ti. Nuk të marr fare leje ty ça do them

    Arjani: Po ti je moshë e këtyre dhe po u flet sikur je gjyshja e tyre

    Neda: Edhe si stërgjyshja flas zotëri i dashur

    Arjani: Mbahu pak moj mbahu

    Sherr në Përputhen/ Arjani Nedës: Ke kurajo të pacipë,

    Neda: Më kanë marrë në këtë emision pikërisht se jam kjo stërgjyshja që s’të pëlqen ty

    Arjani: Mos e ke kuptuar pak gabim rolin që të kanë marrë në këtë emision

    Neda: E mira është që të shpëtosh veten tënde, ndaje çik mendjen dhe pranoje që jam dhe unë në këtë studio. Nuk e ke vendos ti, s’e kam vendos unë.

    Arjani: Unë e kam pranuar që kur kam ardhur, puna është që s’pranoj këto që thua ti për mua, si keqinterpretimet që bën, si manipulimet

    Neda: Arjan për respekt të moshës dhe të përvojës, unë nuk dua ta vazhdoj më me ty.

    Arjani: Respektin ta kishe që në fillim

    Neda: E kam pasur se ta kam thënë

    Arjani: Ke marrë si kashta në flakë dhe s’po pushon

    Neda: Problemi që ke patur ti me mua është që ke marrë xhentilesën dhe respektin për dobësi.

    Arjani: E ke shumë gabim. Madje po do ta dish javës që kaloi më ofendove rëndë, por un s’u zgjata

    Neda: Po ti sa u hap puntata fjalia e parë që the: Ku e gjetët! Më gjetën aty ku humbe ti o zotëri!

    Arjani: Unë bëra batutë dhe e thashë me të qeshur.

    Neda: Të justifikon fakti që bëre batutë?

    Arjani: Ndoshta s’je e ndërgjegjshme apo e vetëdijshme për ato që thua…

    Neda: E ke tipike këtë. Gocat për ty ose kanë probleme me veten ose s’janë të ndërgjegjshme.

    Arjani: Po ti me pafytyrësi më the mua javës që kaloi që këta janë rinia e televizionit, nuk janë rinia e Tik tokut. Kujt ja tregon ti rininë e Tiktokut moj? Unë njoh rininë e Tiktokut, njoh rininë e televizionit, njoh rininë e rrugës, njoh rininë e dështuar, rininë e suksesshme, rininë e talentuar, edhe atë rininë tënde që ke qenë në Big Brother dhe kam qenë opinionist, po më tregon ti mua…Po ti moj që vjen nga Big Brother më tregon mua rininë e televizionit? E kupton çfarë kurajo të pacipë ke ti?

    Neda: Ik bëj ndonjë reklamë celularësh atë bëj se për atë vjen në emision.