Plas sherri mes gjimnazistëve ne Tirane, police te shumte rrethojne shkollen..

3487
0

Disa të rinj, të cilët mendohet të jenë pjesë e gjimnazit “Qemal Stafa” janë përfshirë në një sherr masiv në ambientet e brendshme të kësaj shkolle.

Sipas raportimeve paraprake nga vendngjarje, në këtë sherr janë përdorur dhe mjete të forta, teksa disa prej gjimnazistëve kanë marrë plagë.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar gjimnazin, teksa po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.