Plas “lufta” mes socialistëve, Tahiri thumbon Ramën me fjalët e tij. Ja si ia kthen Rama “kërcënimit” të Tahirit

419
0

Kryeministri Edi Rama dhe Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm gjenden në një situatë të “sikletshme”.

Akuzat për implikim të Tahirit në trafikun e drogës dhe përjashtimit të tij nga grupi parlamentar, solli përmbysjen e raporteve të mira mes tyre.

Pas plasjes së skandalit, Rama u tërhoq dhe mbajti një profil të ftohtë përballë furtunës që kaloi dhe po kalon ende ish-ministri.

Ndërkohë që flitet se Tahiri është drejt arrestimit, sot në Kuvendin e Shqipërisë ai i dha një mesazh Ramës dhe opozitës.

“Nuk e besoj që do ketë bir nëne dhe bir kurve që do të më pengojë”- tha Tahiri kur doli nga Kuvendi.

Po kjo shprehje aspak e përshtatshme për një ish-ministër nuk është përdorur vetëm nga ai.

Kjo është shprehje e famshme e përdorur nga kryeministri Edi Rama vite më parë ku thoshte se: ” Nuk ka bir nënë e bir kurve të vijë tmë kërkojë lekët mua.

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Real Story ka sqaruar batutën që Saimir Tahiri përmendi ditën e sotme janë Kuvendit që “s’ka bir nënë dhe bir k**ve….” , batutë të cilën e ka përdorur më parë edhe Rama.

Këto fjalë u morën nga shumë ci kërcënim, por Rama tha se ishte thjesht një kopjim.

“Që unë të kopjohem nga ata që janë rritur nën hijen time në një farë kuptimi ndodh shpesh.

Është i lirë të bëjë batutat që dëshiron.

Është për të qeshur ajo që thonë se Saimir Thairi më bën mua presion.

Unë nuk besoj që ka në këtë histori lidhje fjala presion me mua personalisht me ne dhe me vetë atë.

Unë e njoh mirë dhe e di si funksionon, nuk është njeriut që përdor metoda që ata që i komentojnë i përdorin”, deklaroi Rama në “Real Story” http://www.albeu.al/shqiperi/rama-i-kthen-pergjigje-kercenimit-te-tahirit-je-rritur-ne-hijen-time/391033/