Plas keq tek ‘E diela shqiptare’, del situata nga kontrolli. Hidhen shishe kokës dhe…

531
0

Precipitoi e folura dhe pastaj u përdorën edhe sendet rrethanore mes ciftit tek seanca e radhës të Shihemi në gjyq.

Mes zonjës Anila Bushi dhe bashkëshortit të saj, Qemal Bushi pati edhe momente tepër të tensionuara.

Përveçse i drejtohej Anilës me një gjuhë tepër të papërshtatshme, Qemali e gjuajti bashkëshorten e 20 viteve edhe me shishe uji. Problemi me pronën e tyre në një fshat të Durrësit, ka ftohur së tepërmi edhe marrëdhënien e tyre në çift.

Në vitin 1998 Qemali ka blerë 4 dynym tokë, 2 prej të cilëve thotë se me t’u bërë pronar i rregullt, do ua kalonte vëllezërve. Por Anila pretendon se vëllai i Qemalit, Sytkiu, e ka “riblerë” një pjesë të madhe të kësaj prone në vitin 2013 duke i paguar sërish para ish-pronarit, dhe gjysma e shtëpisë së saj ka mbetur në pronën e pretenduar nga Sytkiu.

Anila: Dua që vëllai yt të mos më vijë të më trokasë tek dera, që është toka ime, është shtëpia ime. Nuk më intereson ti.

Qemali: Ta qepësh gojën jam duke të thënë edhe një herë.

Anila: Unë nuk e mbyll gojën se nuk jam memece ta mbyll gojën për të drejtat e mija. Se kam punuar emigrante 16 vjet. Kam lind 3 fëmijë. Kam kontribuar për ty. Mundesh me thanë ti që lekët e mija që i fitosha vetë në Greqi nuk kalonin në emrin tënd. Lekët e mija zoti Ardit kalonin në emër të atij.

(Qemali merr shishen e ujit dhe e gjuan drejt Anilës.)

Eni Çobani: Tani Qemal, të lutem.

Ardit Gjebrea: Qemal, jo të lutem, prit. Qemali është i nxehur sepse dëgjoi sjelljen e vëllait. Apo jo Qemal? Anila të lutem. Qemal, kam përshtypjen se ti u nxehe sepse dëgjove reagimin e vëllait tënd që tha kush është ky? Kështu që ti më shumë se me Anilën duhet ta kishe me vëllain tënd. Unë e kuptoj mërzitjen tënde.

Qemali: E kam me të dyja palët, sepse kur të vijë fundi as vëllain nuk e njoh, as gruan se njoh. Njoh vetëm fëmijët e mi.

Anila: Nuk duroj zonja Eni se kam punuar 16 vjet në Greqi dhe lekët kalonin në emër të tij, tani për çfarë jemi ne gratë këtu?

Eni Çobani: Ne jemi shtyllë e familjes, nuk diskutohet.

Anila: Skam nevojë për të fare.