Plas keq në “Big Brother VIP”, Fifi kap shkopin dhe i turret.. : Hajde pa ta tregoj unë…

134
0

Një situatë mjaft e tensionuar është krijuar mes Fifit dhe Monika Lubonjës brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Debati i nisur prej mëngjesit duke se po vazhdon akoma dhe gjithçka ka filluar për punët e shtëpisë, saktësisht për peshqirat.

“Je duke e tepruar. Ndalu”, i ka thënë Fifi.

“Hajt se ta tregoj unë ty. Kaq po të them. Ndalu ti jo unë”, ja ktheu Monika.

Në një moment debati agravoi dhe këngëtarja me shkop në dorë i drejtohet aktores duke i bërtitur: Hec, shko flej gjumë, hec vazhdo po të them.

Pas kësaj ato kanë vazhduar debatin, ku kanë qenë banorët ata të cilët janë munduar që të ulin gjakrat.

Megjithëse dyshimet janë se kjo është një lojë që artistet po u bëjnë banorëve, duke rënë dakort me njëra-tjetrën që t’ja “ngrijnë” pak gjakun atyre.