Edhe ditën e sotme nuk kanë munguar tensionet në Rrjoll, ku banorët janë përplasur fizikisht me policinë.
Pamjet e siguruara tregojnë momentet kur protestuesit përballen me efektivët, të cilët përdorën forcë për të shpërndarë turmën.
Banorët e Rrjollit kanë më shumë se tre javë që protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë. Gjatë protestave nuk kanë munguar as arrestimet e disa banorëve, të cilët nuk janë bindur urdhrave të policisë.