Plas brenda PS, Braçe del hapur kundër krahut të djathtë të Ramës: Do ia shihni flakën për 10 ditë

178
0

Para pak ditesh, Taulant Balla i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bëhen pjesë e festës së birrës, ndërsa mbante një gotë në dorë. “Ky është viti i parë që jam këtu, por tani e kuptoj çfarë kam humbur, kështu që nuk do të mungoj më asnjëherë. Të gjithë duhet të marrin shembull nga gëzimi këtu, sepse është një festë që i bën bashkë të gjithë. Mund ta organizojmë këtë festë edhe në qytete të tjera” tha Taulant Balla.

Por zv.kryeministri Erjon Braçe ka një qasje tjetër, ndryshe nga Taulant Balla dhe ndryshe nga “Raqka”. Në masivitetin e festës në Korçë, Braçe sheh përhapjen e infeksionit nga Covid dhe meqënëse nuk e ndal dot një festë që shkon përtej fuqive, paralajmëron të gjithë pjesëmarrësit për atë që i pret. “E ndëzët Korçën, por f.lakën do t’ia shihni pas 10 ditësh”.

STATUSI I PLOTE I ERJON BRACES NE FB

POOO E NDEZET KORCEN!

F.LAKEN E SHIHNI PER 10 DITE DHE

NUK DO SHUHET DOT ME BIRRE!

Vera eshte liri!

Por jo papergjegjshmeri!

Jo ne kohe #COVIDI vecanerisht.

DO TA JETOSH NE KLUB, NE FESTA, KONCERTE, NE STADIUM, NE PUNE,

NE SHKOLLE, KUDO, V.AAAAAKSIIIIIINOOOOOHUUUU!

Por pa v.aksinuar grumbullime te tilla e ndezin, i vene flaken dhe nuk e shuajne dot!

Jane papergjegjshmeri edhe pse eshte vere, edhe pse eshte koha per te pushuar e gezuar.

Ekuilibri ne liri mes infektimit, nevojes, punes, argetimit qe na solli shkelqyeshem deri ne nisje te veres, duket se ka levizur per keq, ndaj edhe numri i te infektuarve po rritet;

TANI ESHTE KOHA PER KETE DETYRIM!

Te gjithe ata qe jane ne nevoje e ne marredhenie me shtetin,

duhen v.aksinuar;

Te gjithe ata qe jane ne marredhenie me shtetin e ne sherbim te qytetareve duhen v.aksinuar;

Shembujt nga sektori i sherbimit shendetesor, sherbimit arsimor, sherbimit publik ne teresi qofte eshe nga Italia fqinje jane te forte dhe referojne v.aksinimin e detyrueshem;
Ne shtator nis Kuvendi por askush nuk di deri tani se sa prej deputeteve jane v.aksinuar plotesisht me dy doza v.aksinash;

DETYRIMI DUHET TE NISE ATY!