Plane për fundjavë? Sinoptikani zbulon “surprizat” e motit për dy ditët në vijim..

4168
0

Kjo fundjavë do të dominohet nga moti i paqëndrueshëm ku do të dominojnë vranësirat të cilat do të shfaqen që mbrëmjen e sotme në zonat malore për të vijuar pothuajse në të gjithë territorin ditën e shtunë. Pritet që gjatë të shtunës dhe të dielës të kemi intervale të shkurtra me reshje të pakëta shiu, por nuk përjashtohet mundësia që disa zona të preken nga rrebeshet.

“Vendi ynë gjatë pjesës më të madhe të ditës do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të kemi intervale të gjata me diell dhe kalime të lehta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonën veriperëndimore të paktën në orët e mesditës dhe të pasdites, por orët në vijim do të sjellin shtim gradual të vranësirave. Fillimisht do të jenë në zonat malore, por më pas do të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar.

Kjo do të thotë që gjatë ditës së shtunë do të kemi vranësira të shumta që në orët e para të mëngjesit, por pjesa e dytë do t’i shtojë vranësirat në të gjitha vendin tonë, duke bërë që të kemi edhe rishfaqje të reshjeve të para të shiut. Kryesisht, reshjet do të jenë shtrirjen lindore dhe pjesërisht dhe zonat qëndrore dhe jugore pritet që t’i kenë prezente reshjet e shiut dhe herë pas here dhe në formën e rrebesheve. Në zonën perëndimore më pak të dukshme.

Përsa i përket ditës së dielë, do të vijojë të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të kemi prezente vranësirat e dendura. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke bërë që të gjenerojnë reshje të izoluara të fokusuara në zonat malore, por sigurisht që edhe pjesa tjetër e territorit do t’i ketë prezente reshjet e shiut.”

Por si do të jenë temperaturat gjatë fundjavës? Na e thotë sinoptikani Hakil Osmani: Dita e sotme me maksimume që regjistrohen në vlerën 28 gradë Celsius, në qytete si Elbasani, Berati apo Fieri. Përsa i përket ditës së shtunë do të kemi një tjetër rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që vlerat minimale në qytete e zonave malore të jenë 10 gradë Celsius, ndërsa maksimumet të regjistrohen edhe 29 gradë Celsius. Dita e dielë pritet të kemi rënie të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet të zbresin në 26 gradë Celsius në rang territori.