Plane për fundjavë, sinoptikani zbulon si pritet të jetë moti të shtunën dhe të dielën

Fundjava do të sjellë rënie të temperaturave të ajrit. Në një lidhje direkte për Klan News, meteorologu Hakil Osmani nga “MeteoAlb” ka thënë se vranësirat do të jenë prezente gjatë ditës së shtunë, ku nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu në Ultësirën Perëndimore dhe për reshje dëbore në ato malore.

Ndërkohë e diela parashikohet të sjellë përmërisim të dukshëm të kushteve të motit, por me temperatura më të ulëta.

Hakil Osmani: Dita e sotme edhe pse ka nisur me prezencën e reshjeve të shiut, herë pas here kanë qenë edhe në formën e breshërit, mbetet nën mbizotërimin e kthjellimeve, kalimeve të pakëta të vranësirave deri në orët e pasdites. Më pas, mbrëmja sërish sjell vranësira të shumta në territorin shqiptar.

Vranësira, të cilat do të jenë prezente edhe përgjatë ditës së shtunë. Kryesisht në pjesën e parë të ditës do të jenë të shumta duke krijuar mundësi për reshje shiu në Ultësirën Perëndimore dhe reshje dëbore në zonat malore, por do të jenë në sasi të pakta. Mbeten prezente reshjet e pakëta edhe në pjesën e dytë të ditës së shtunë. Por e diela sjell përmirësim të dukshëm të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të shkojnë në maksimumet deri në jo më shumë se 12 gradë Celsius, por ditën e shtunë do të kemi ulje të temperaturave të ajrit duke bërë që vlerat të zbresin në -4 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimumet do të zbresin drejt vlerave 10 apo 11 gradë Celsius. Dita e dielë do të sjellë një tjetër rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që temperaturat minimale në qytetet e zonave malore të zbresin dhe në vlerat -6 gradë Celsius./

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.