Plane për fundjavë? Ky është parashikimi për ditën e shtunë dhe të dielë nga SHMU

354
0

SIpas SHMU, dita e shtunë pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira hera -herës deri të dendura. Përgjatë vijës bregetare reshje shiut të herëpasherëshme me intensitet të ulët, në orë e pasdites reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën jugore të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Dita e diel do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme të cilat do të sjellin mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Era pritet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek.