Vranësirat kanë mbizotëruar gjatë gjithë javës, por edhe fundjava do të mbizotërohet nga vranësirat dhe reshjet e shiut, sipas sinoptikanëve.

“Do të kemi zhvillim të vranësirave dhe rebeshe shiu në dy skaje. Pra, edhe në jug edhe në veri do të kemi rebeshe shiu. Më pak reshje do të ketë në zonat qendrore dhe dita e shtunë të mbetet e paqëndrueshme, sidomos në orët e paradites. Duke filluar që në pjesën e dytë të së shtunës dhe ditën e dielë do të kemi dobësim të ndjeshëm të sistemit të vranësirave duke sjellë ndërprerje të reshjeve. Dita e dielë do të jetë pa reshje, por vranësirat do ti kemi prezente”, tha Lajda Porja.
Temperaturat do të vijojnë të jenë tipike të muajit Shkurt me vlera minimale që zbresin dhe në -1 apo -2 gradë zero, ndërsa vlerat maksimale do të qëndrojnë në 15 apo 16 gradë Celius.
“Mëngjeset janë zero apo -1 gradë në zonat verilindore në qarkun e Dibrës dhe maksimalet janë rreth vlerës 16 gradë. Temperaturat do të thoja tipike të Shkurtit, dita e dielë do të sjellë një rënie të tyre dhe në fakt do ti paraprihet e diela dhe java tjetër e cila do të jetë pa reshje, por sërish do të jetë ftohtë. Kështu që tiparet e dimrit ne do ti përjetojmë ende përsa i përket Shkurtit të paktën për tre apo katër ditët e tjera”, tha Porja.
Edhe java e ardhshme pritet të jetë e ftohtë, por pa reshje shiu.