Plane për fundjavë? Ja cfarë na pret ditën e Shtunë dhe të Diel sipas sinoptikanit..

Fundjava do të vijojnë me të njëjtat kushte atmosferike si gjatë javës. Sipas sinoptikanit Hakil Osmani, nuk parashikohen reshje shiu, por moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me diell.

“Territori shqiptar do të vijojë të jetë në mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke bërë që të kemi intervale të gjata me diell në pjesët e para të ditës, përgjatë ditës së shtunë, po ashtu dhe ditën e dielë, të cilat më të fokusuar do të jenë kryesisht në zonat veriperëndimore dhe në zonat jugperëndimore”, tha Hakil Osmani.   

Këtë fundjavë, temperaturat do të jenë të ulëta, vlerat minimale zbresin nën zero, ndërsa maksimalet arrijnë në 14 gradë Celsius.

“Do të kemi një rritje të lehtë të tyre duke bërë që minimumet të regjistrojnë në -3 gradë Celcius, në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet do të kenë një rënie të lehtë të tyre gjatë ditës së shtunë, ndërsa ditën e dielë sërish do të kemi maksimumet, të cilat do të jenë në vlerën 14 apo 15 gradë Celcius në zona të izoluara, kryesisht në jugperëndim të territorit shqiptar”, tha Osmani.  

Meteorologët parashikojnë që parametri i erës nuk do të jetë problematik gjatë fundjavës, duke bërë që të mbizotërojnë alternimet e gjata me diell.

- Advertisement -

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ndiqni videon me poshte.. https://youtu.be/utfeWp67Fw4?t=106

Skandal në Itali/ Profesori i shkollës së mesme ngacmonte seksualisht djemtë në mes të klasës (VIDEO)

Një mësues i një shkolle të mesme në Itali është arrestuar për shkak të ngacmimit seksual ndaj dy nxënësve të tij. “Kisha kohë që dëgjoja...

Zbulohet pas 14 vitesh krimi i shqiptarit në Itali

Drejtësia vonon, por nuk harron! Kështu mund të thuhet për një grabitje të ndodhur 14 vite më parë në Itali, por së fundmi është...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.