Skip to content

Plane per fundjave? Ja cfare moti pritet te shtunen dhe te dielen sipas SHMU

    Sipas SHMU, fundjava që vjen pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

    Moti parashikohet të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare.

    Vranësirat do të pasohen me reshje të dobta shiu në male gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në lindje të vendit.

    Era do të fryjë kryesisht me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 8-14m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.