Plane në fundjavë? Mësoni si pritet të jetë moti të shtunën dhe të dielën

507
0

Sipas parashikimeve te SHMU, përsa i përket fundjavës vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me altenime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës dhe pasdites pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët vetëm përgjatë relieveve malore.

Era pritet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug do të fitoj shpejtësi deri në 9m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.