“Plakë e fëlliqur”, vajza ofendon rëndë nënën, zonja Eni – të moshuarës: Kështu i ke të 9 fëmijët?

428
0

Vide Haka është një zonjë 84 vjeçe që jeton në qytetin e Lushnjes ku ka banesën e saj, por ka fituar edhe një tokë shumë të madhe. Kjo tokë është bërë shkak konflikti mes 9 fëmijëve të saj. Por çfarë është më e rëndë është se nga 9 fëmijë askush nuk ka dashur të kujdeset për zonjën Vide dhe ajo ka përfunduar e vetme në një banesë me kushte tejet të këqija.

Këtë të diel zonja Vide thirri në një seancë ndërmjetësimi në rubrikën “Shihemi në  Gjyq” te “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan vajzën e saj Majlinda, pasi sipas saj kjo e fundit i kishte premtuar se do të kujdesej për të, por më pas e kishte lënë në rrugë.

Nga ana tjetër Majlinda thotë se ajo nuk mund të kujdeset për nënën e saj, pasi kjo e fundit gjithçka ua ka lënë djemve e madje e akuzon nënën se po e fut edhe në sherr me bashkëshortin.

E habitur nga reagimet e zonjës Majlinda që nuk pushonte me fyerje ndaj nënës së saj, Eni Çobani i drejtohet zonjës Vide duke e pyetur nëse të gjithë fëmijët janë si Majlinda. Por Majlinda e quan nënën e saj shkaktare të konflikteve e madje i drejtohet edhe zonjës Eni se nëse do e merrte nënën e saj për një ditë do e kuptonte, pasi do e fuste në sherr edhe atë.

Eni Çobani: Zonja Vide je nëna e 9 fëmijëve. Kjo është një nga të 9, kështu i ke të nëntë? Kështu i ke si Majlinda? Të marrin përpara të 9?

Zonja Vide: Po përderisa s’më mbajnë, përpara më kanë vënë.

Majlinda: Zonja Eni, një ditë merre në shtëpi.

Eni Çobani: Si?!

Majlinda: Po s’të vuri flakën, një ditë merre në shtëpi. Është plakë e fëlliqur plakë e qelbur, të fut në sherr. Një ditë merre në shtëpi dhe do e shikosh zonja Eni. Do fluturosh nga kati i tretë zonja Eni.

Eni Çobani: Ta marr unë në shtëpi?

Majlinda: Po, po, nga kati i tretë do fluturosh nga kati i tretë.

Eni Çobani: Po unë i kam të mitë moj zonjë të marr dhe të tutë tani?

Majlinda: Nga kati i tretë zonja Eni! Ka edhe 8 fëmijë të tjerë. Ta shikojnë pse më drejtohet vetëm mua?

Eni Çobani: Po pse i the pra? Ti i ke thënë hajde.

Majlinda: Mama të kam strehuar në shtëpi se ngele përjashta mama.

Zonja Vide: Po më kishe premtuar moj bijë. Po të mos më kishe premtuar do e gjeja dhe unë vendin tim.

Majlinda: Ngele në kasolle mama. Ne e kemi zakon në fshatin tonë, vajza u martua shkon te burri, e shikon te burri. Shkon te burri. Jo të mbaj vjehrrën im shoq.

Zonja Vide: Unë kam qenë mbretëreshë që ju rrita, ishit 9 fëmijë moj, nuk i rrit dot njeri edhe ju nuk mbani një nënë. Turp t’ju vij.

Eni Çobani: Edhe dhëndri e mban vjehrrën.

Majlinda: Po s’ta kam borxh. Ke edhe 8 fëmijë të tjerë.