Pjerin Ndreu: Ka ardhur koha që pas 3 mandateve të humbura, Lezha të jetë ..

704
0

Në fjalën e tij gjatë gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, kandidati i kësaj partie për Lezhën, deklaroi se se ky qytet duhet të kthehet nën drejtimin e PS-së.

Sipas tij ky qytet nën drejtimin e Partisë Demokratike është kthyer në bashkinë që nuk duam duke mos ofruar asnjë shërbim për qytetarët e saj.

Ndreu u shpreh se pas 3 mandatesh që nuk fiton këtë Bashki, ka ardhur momenti që Partia Socialiste të marrë drejtimin e Lezhës.

“Ne, Partia Socialiste e Shqipërisë nuk e drejton qytetin e Lezhës prej 3 mandatesh. Ne duhet ta marrim në dorë dhe ta ndërtojmë nga fillimi. Prandaj 30 Qershori duhet të jetë pikënisja e ndryshimit të Lezhës duke dërguar atje investime të rëndësishme. Ne jemi njerëz të punës, ne nuk flemë gjumë, ne punojmë”, tha Pjerin Ndreu./