Pirro Dhima i dedikon disa fjalë nënës së tij: “Jeta jote mund të jetë një libër..”

220
0

Ish-kampioni i botës në peshëngritje, Pirro Dhima, i ka dedikuar disa fjalë nënës së tij, e cila ndërroi jetë disa ditë më parë.

Në një status në rrjetet sociale ai e cilëson të ëmën si një grua të fortë dhe të përkushtuar. Teksa flet për jetën e vështirë të saj në rritjen e fëmijëve, të Pirros dhe vëllait të tij, Dhima thotë se jeta e saj mund të ishte një libër.

“Siç mund ta dini, këto ditë kam humbur nënën time, Lefteria. Një grua jeta e së cilës mund të jetë një libër. Shumë herë mendoj për të kur zgjohej në agim në furrën ku punonte kur isha ende fëmijë, duke marrë dhe duke hedhur njëzet thasë miell si të ishin pendë.

Fuqia e saj ishte e natyrshme dhe nuk mund të ishte thjesht rezultat i jetesës sonë. Kjo fuqi bazohej në dashurinë e saj për fëmijët e saj, mua dhe vëllain tim. Shpresoj se kam arritur t’ua kaloj pak nga kjo fuqi fëmijëve të mi. Udhëtim të mbarë nënë ”, shkroi Dhima.

Nëna e Pirros, Lefteria, ndërroi jetë të premten nga një arrest kardiak në moshën 75-vjeçare.