Pipero tregon arsyen: Pse njerëzit janë më të sigurt në fshat

2166
0

Fshati është shume here me i avantazhuar se qyteti sepse se ka më pak jetë publike.

Pëllumb Pipero ka bëre të ditur duke treguar: “Zonat rurale janë të privilegjuara, por jo të sigurta, edhe atje të zbatohen masat, por kryesisht është sëmundje urbane, atje ku ka më shumë jetë publike dhe aktivitete.”

Gjate një interviste për emisionin Repolitix, Pipero ka sqaruar se shifrat e ditës së sotme, dëshmojnë trendin e rënies në vendin tonë.

“Shpresojmë që të vijojë kështu edhe pse është e pamundur për të bërë parashikime.

Tani po kalojme javen e tretë, dhe kemi një rënie të shifrave çka besoj fort se shkon në logjikën apo ecurinë, tha Pellumb Pipero.