Pinte alkool dhe rrihte babain, sot falenderon të atin që e çoi në burg..

589
0

I ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare”, Rigelsi, 33 vjeç nga Peqini, prind i dy fëmijëve kishte thirrur në studio të atin për ta falenderuar që e çoi në burg dhe për t’i kërkuar falje.

Rigelsi tregoi se e kishte nisur alkoolin që 14 vjeç duke u dehur në lokalin që kishte në lagje. Ai nuk hoqi dorë edhe kur u martua e u bë me fëmijë.

Nga pija e humbte kontrollin dhe degradonte deri aty sa një ditë ushtroi dhunë ndaj të atit, Ibrahimit.

 

I vëllai e denoncoi dhe Rigelsin e dënuan me 9 muaj burg. Brenda mureve të qelisë, 33-vjeçari reflektoi dhe hoqi dorë nga vesi.

Gjatë kësaj kohe i ati nuk kishte shkuar ta takonte asnjëherë. I prekur nga kjo, Rigeli e ftoi tek “E diela shqiptare” për t’i kërkuar falje publikisht dhe e falenderoi që e çoi në burg, pasi e bëri të kuptojë sa vuajtje ka shkaktuar nga vesi që kishte dhe nga i cili ka hequr dorë.

I ati me lot në sy e fali Rigelsin dhe u bëri thirrje prindërve se vesi i alkoolit nuk hiqet me asgjë tjetër, përveçse me vullnetin e vetë personit.