Pezullohet levizja e trageteve nga porti i Durrësit, Drejtoria Detare jep njoftimin e rendesishem

149
0

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se mbrëmjen e sotme, 15 Mars, pritet një përkeqësim i motit dhe për pasojë është vendosur ndalimi i lundrimit për tragetet për/nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas. Gjithashtu, është ndaluar dhe lundrimi i mjeteve të vogla lundruese.

Njoftimi i plotë – Drejtoria e Përgjithshme Detare

Në daten 15-16 Mars 2023 moti do të përkeqësohet duke filluar nga ora 22:00 e datës 15 Mars, era do të jetë në drejtim VeriPerendim-VeriLindje në forcën e detit deri 5-7 bft me shpejtësi ere deri 15-25 m/s, dhe lartësi dallge deri 2.00 -2.50 m

Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, ditën e sotme NUK do të ketë nisje të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas.

Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë gjithë detyrimet që lindin nga ky anulimi i lundrimit, ndërsa për çdo sqarim të nevojshëm, ju ftojmë të kontaktoni me agjencitë respektive.

Mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit do te pezullohen deri ne permiresimin e kushteve hidrometeorologjike.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar  për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 17 Mars 2023 ora 06:00.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.