Pezullimi nga detyra i mjekut te korruptuar, ja deklarata e papritur e Tritan Kalos

1391
0

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar me ironi pas pezullimit nga detyra të kolegut të tij, Edvin Priftit, të cilit ju gjetën shuma marramendëse parash në shtëpi dhe zyrë.

Përmes një postimi të shkurtër në Facebook, Kalo thotë se ky korrupsion është produkt i këtij sistemi të ngritur në Shqipëri, për vite e vite me radhe, ndërsa nuk ngurron të thumbojë edhe politikanët.

“Korrupsioni është gangrena e këtij palo sistemit tonë demon-kratik, që ne u rrekëm të ngremë në 30 vite. I shtrirë kudo i ngjyrosur në blu, rozë apo mavi. Ai shihet mjaft qartazi në vilat luksoze, por çuditërisht nuk zbulohet”, shkruan Kalo.

Në shtëpinë dhe zyrën e mjekut Edvin Prifti, me detyrë kardiokirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë gjetur në total 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë.