HomeNewsPesha e rëndë...

Pesha e rëndë e librave, ja çfarë rekomandon fizioterapisti për fëmijët

Pesë kg peshoi çanta e Xhoanës me vetëm 3 libra vitin e kaluar. Me nisjen e vitit të ri shkollor shqetësimi i prindërve për fëmijët është edhe pesha e rëndë e librave. Nga shkolla “Kosova”, gazetarja e A2 CNN, Anxhela Celibashi bisedoi për këtë problem me Xhoanan, nënën e saj dhe fizioterapistin Kleton Kadillari. Prindërit e Xhoanës e kanë gjetur zgjidhjen me notin dhe lëvizjen me biçikletë për të çuar vajzën e tyre në shkollë, por çfarë duhet të bëjnë prindërit e tjerë për këtë problem.

Në një lidhje direkte me Dita Jonë në A2 CNN, fizioterapisti Kleton Kadillari tregoi se cilat janë shenjat kryesore që nuk duhen neglizhuar nga prindërit.

“Prindi duhet të bëjë ekzaminim bazë te çdo fëmijë mund të të shohë asimetrinë në trup, të shohë devijimet e para muskulare, ndryshimet në nivelet e supeve, devijim i kockave të legenit dhe një gungë të pjesa e shpatullave. Çdo prind ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë. Nëse vihet re një gjë e tillë mund të kontaktohet specialisti”, citon A2 fizioterapistin.

Sipas tij, vitet e fundit ka një ndërgjegjësim të shtuar nga prindërit sa i përket këtij problemi, por ai sugjeron që pesha e librave nuk duhet të kalojë 10% të peshës trupore.

“Kapaciteti që kanë fëmijët për të mbajtur peshë ose mundësia e muskujve të tyre nuk e përballon peshën e çantës. Edhe pse e lidhim peshën e çantës Ka shumë studime që thonë që çanta nuk shkakton drejtpërdrejt probleme, por një peshë e rëndë e shtuar mund të rrisë predispozitën e këtyre fëmijëve për devijim të shtyllës kurrizore, si skolioza. Dy-tre vitet e fundit ka një interes të shtuar të prindërve për të sjellë fëmijët për konsulta e ekzaminime rutinë  për shkak të informacionit. Sugjerohet që pesha e çantës nuk duhet të kalojë 10% të peshën trupore të fëmijëve”, deklaroi për A2 Kleton Kadillari, i cili sugjeron gjithashtu që fëmijët të merren me sport dhe të lëvizin me biçikletë.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Kur ikin reshjet e shiut? Sinoptikania zbulon si priten kushtet e motit 5 ditët në vijim..

Mot i paqëndrueshem pritet ne 5 ditet ne vijim, deri ditën e hënë.. Ndiqni videon me parashikimin e motit nga sinoptikania Tanja Porja per 5 ditet ne vijim.. https://youtu.be/L0OsdKXZ7-8

Goditi me vezë 2 banorët, merret vendimi e papritur për Gjestin

Gjesti u bë pjesë e një përplasjeje me Vserlon dhe Olën, kjo pas një debati, banori vendosi që t’i godiste të dy ata me vezë në kokë. Kjo është një thyerje e rregullave të Vëllait të Madh, duke sjellë një...

Sherr masiv mes 30 emigrantëve në qendër të Romës

Një përleshje masive ka tronditur qendër të Romës, përballë Koloseut, mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë dhe përfshiu rreth 30 individë, kryesisht të huaj. Policia mbërriti në vendngjarje pas alarmimit nga kalimtarët...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.