Marjana ka sjellë burrin e saj, Ferikun në rubrikën “Shihemi në Gjyq”. Në këtë pjesë të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan ata përballen sepse Marjana ka 3 vjet që Feriku e ka zënë nga shtëpia. Djali qëndron me të atin, ndërsa vajza ka krijuar familjen e saj. Motrat e Marjanës, të cilat ajo është përpjekur t’i ndihmojë, i kanë kthyer shpinën. Sot Marjana nuk ka një vend ku të fusë kokën dhe nis të shpjegojë si ka ardhur situata deri në këtë pikë.
Marjana: Para 20 vjetësh, në ‘95 ne në Sarandë si shumë qytetarë të sarandës ne kemi zënë një vend pa leje se në atë kohë nuk kishte njeri me leje. Zonja Eni, e bëra shtëpinë brenda 3 ditëve.
Ferik: Shtëpinë e ndërtova unë, ti nuk ndërtove asgjë. Ti bëre atë sherrin, bëre atë tjetrën që i more i fute pa më pyetur mua.
Marjana: Dakord, aty do të dal, ta kuptojnë njerëzit pse jemi këtu, po. U bë shtëpia brenda 3 ditëve.
Ferik: Ajo nuk ka ndërmend ta thotë as nesër. Me pak fjalë, ne ndërtuam shtëpinë. Sa e ndërtuam shtëpinë, arritëm kapëm hënën me duar. “Do fut motrat e mia”. I thashë nuk kanë punë as të tuat, as të miat, asnjeri, e kemi për veten tonë, për qejfin tonë shtëpinë, do ta ndërtojmë këtu dhe do ta gëzojmë ne. E bëri fakt të kryer, i solli motrat, u dha tokë, ndërtuan, ne u larguam, ikëm në greqi, jetuan motrat te shtëpia jonë sa ndërtuan shtëpinë e tyre dhe shtëpia jonë është e banuar aktualisht që nga ‘95 dhe nga ‘97, nga fund i ‘96, uji, dritat, çdo gjë figuron në emrin tim.
Eni Çobani: Po kanë jetuar ato?
Marjana: Ka jetuar vetë i pestë motra ime.
Ferik: Kanë jetuar ato, kam jetuar edhe unë kur isha me punë.
Marjana: Njëra motër, motra e madhe që ndodhet atje.
Ferik: Të lutem, pusho. Hiqjani fare zërin asaj të mos flasë.
Eni Çobani: S’ia heqim dot zërin.
Ferik: Jo, të mos flasë, nuk dua t’ia dëgjoj zërin.
Eni Çobani: Tani do tju dëgjojmë vetëm juve? Ka ardhur edhe zonja, zonja të ka prurë ty.
Ferik: Më ka prurë, po më ka sjellë gabimisht.