Përvjetori i ndarjes nga jeta të Lady Diana, fjalët e fundit që i tha zjarrfikësi që tentoi ta shpëtonte

542
0

Duket si dje por në fakt kanë kaluar 21 vite nga ndarja nga jeta e Lady Dianës. Ishte 31 gusht i vitit 1997, kur u përhap lajmi i humbjes së princeshës së trishtë, pas një perçëasje me makinë në tunelin e Alma në Paris, bashkë me shokun e saj Dodi Al-Fayed.

Një prej zjarrfikësve të parë që i erdhi në ndihmë të plagosurve, mendoi se i kishte shpëtuar jetën, por vetëm më vonë kuptoi se e kishte gabim.

Kur Xavier Gourmelon i erdhi në ndihmë princeshës, fillimisht nuk e dinte kush ishte, por nuk besonte se ajo grua bionde në sediljen e pasme të makinës ishte aq rëndë për shkak se ishte e vetëdijshme dhe i kishte sytë hapur.

Para se të nxirrej nga makina e kapi për dore dhe i tha të qetësohej.

Duke folur për “The Sun”, Gourmelon deklaron se, “I bëra masazh në zemër dhe rinisi të merrte frymë. Natyrisht u ndjeva i lehtësuar, pasi si ndihmë e parë dëshiron që të shpëtosh jetë. Të them të vërtetën mendova se do ia dilte. Por zbulova se kishte humbur jetën në spital në spital. Ishte tronditëse. Tani e di që kishte pësuar dëmtime të brendshme, por i gjithë episodi është ende i gjallë në mendjen time. Dhe kujtimi i asaj nate do të mbesë gjithmonë me mua. Nuk e kisha idenë se ishte princesha Diana. Vetëm kur e vendosën në ambulancë mjekët më thanë se ishte ajo”.

Por pavarësisht dërgimit për ndihmë të menjëhershme, Diana u deklarua pa jetë dy orë më vonë në spitalin Pitie-Salpetriere.