Skip to content

Përshëndetja e stjuardesës për heronjtë e Kombëtares: Mirëserdhët në Shqipëri kampionë

    Stafi i avionit me të cilin udhëtuan për në atdhe djemtë e Kombëtares bënë një përshëndetje të veçantë teksa mbërritën në aeroportin e Rinasit.

    Ndërsa shpjegonte procedurat e zbritjes nga avioni, stjuardesa përshëndeti lojtarët e Kombëtares pas triumfit historik në Leskovc ndaj Serbisë duke thënë: “Mirëserdhët në Shqipëri kampionë.”

    Më pas autobusi i Kombëtares siç vërehet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel u prit nga qindra tifozë me flamuj kuq e zi e me fishekzjarrë nga të dyja anët e rrugës teksa largoheshin nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza”.