Skip to content

Përsëritet TRAGJEDIA e Klosit/ Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh, humb jetën një prej tyre

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Holtës në Gramsh, ku një masiv dheu është shembur pranë një kanali ujor që shërben për furnizimin e një hidrocentrali në ndërtim.

    Si pasojë, një punëtor ka humbur jetën në vend, ndërsa dyshohet se një tjetër ndodhet ende poshtë dheut.

    Ekipet e policisë dhe të emergjencës janë nisur menjëherë drejt zonës për të ndihmuar në operacionin e kërkim-shpëtimit. Ky është rasti i dytë tragjik brenda pak ditësh, pas ngjarjes në Klos ku një 29-vjeçar humbi jetën pas shembjes së një masivi kromi.