Përse u fsheh për tetë muaj? Italiani Pecorelli flet per gazetarët pas zhdukjes pa gjurmë: Jetova me murgjit..

200
0

Ish-gjyqtarin italian të futbollit, biznesmenin Davide Pecorelli e pret një betejë e vështirë përballë drejtësisë në Itali dhe Shqipëri mbi inskenimin e vdekjes dhe zhdukjes pa gjurmë, teksa u zbulua se ishte gjallë vetëm pak ditë më parë në vendin e tij. Por përse u fsheh për tetë muaj?

Biznesmeni italian është shprehur se “Dua të shoh fëmijët e mi, pastaj do të flas” duke u larguar nga ambientet e policisë në Itali. Sipërmarrësi duhet të përgjigjet për një krim të stimuluar, ndërsa dyshimet dhe hipotezat janë të shumta. “Çdo problem në Shqipëri ose vështirësitë financiare që mund t’i jenë shfaqur, mund ta kenë vënë atë para problemeve ose në rrezik” shkruan gazeta “La Nazione” në Itali.

“Unë i tregova gjithçka prokurorit, ai do të bëjë publik gjithçka për mediat të gjitha detajet. Ndërkohë kam shkelur disa ligje dhe në Shqipëri. Unë nuk flas! Tani do shkoj tek fëmijët e mi dhe gjëja e sigurt është se nuk do të bëj më asnjë biznes në Itali”

I pyetur nga gazetarët se ku ka qëndruar gjatë kësaj kohe, Pecorelli u shpreh se kishte qëndruar me disa murgj afër zonës së Medjugorës në Bosnje Hercegovinë.
Biznesmeni do të hetohet në vendin tonë për të paktën 4 akuza. Shkatërrimi i pronës, pasi mjetin që ai dogji në Pukë, e kishte marrë me qira në një kompani private në Rinas. Akuza tjetër është ajo e dh unimit të varreve, pasi eshtra e gjetur në vendngjarje dyshohet të jetë marrë në varreza të vjetra.

Pecorelli do të hetohet edhe për kalim të paligjshëm të kufirit. Kjo, pasi ai kaloi në mënyrë ilegale dhe me identitet të rremë kufirin nga Hani i Hotit deri në Itali.

Pecorelli: Unë nuk kisha asgjë për të fshehur. Për ligjet që unë kam shkelur u tregova githçka prokurorëve që sapo më morën në pyetje. Ndërkohë ju mediave u kërkoj që të bëni detyrën tuaj, sepse unë kam 4 fëmijë ndër ta 3 janë minoren dhe një i rritur. Silluni në mënyrë profesionale mos abuzoni nga kjo situtatë!

Gazetari: Pse u dogj makina?

Pecorelli: Unë i tregova gjithçka prokurorit, ai do të bëjë publik gjithçka për mediat të gjitha detajet. Ndërkohë kam shkelur disa ligje dhe në Shqipëri.

Gazetari: Çfarë ligji keni shkelur në Shqipëri?

Pecorelli: Do tju tregoj gjithçka prokurori unë nuk flas! Tani do shkoj tek fëmijët e mi dhe gjëja e sigurt është se nuk do të bëj më asnjë biznes në Itali!

Gazetari: Çfarë keni bërë në këto 8 muaj?

Pecorelli: Kam qendruar me disa murgj, afër zonës së Medjugorës!

Gazetari: A keni folur me ndonjë gjatë kësaj kohe?

Pecorelli: Absolutisht me asnjë as me familjarët e mi! Ata më panë kur u ktheva nga ishulli i Montekristos.

Gazetari: Po për siguracionet çfarë do të na thuash?

Pecorelli: Unë jam sipërmarrës, kam 30 vjet që jam i siguruar prej punës që bëj. Nuk ishte ky qëllimi, gjithsesi do t’ju tregojë gjithçka prokurori me të cilin fola, të gjitha detajet që në pjesën e parë janë edhe tragjike!