Përplasje live me vjehrrën, i riu: Ajo del në darkë për punë tek 15-katëshi

498
0

Marsel Qeleshi është 21 vjeç dhe është rritur në shtëpinë e fëmijës. Ai është babai i një djali 1-vjeçar dhe sot ka probleme me vjehrrën e tij, pasi kjo e fundit ka marrë kujdestarinë e vogëlushit dhe nuk e lë ta takojë babai dhe mbi të gjitha e kërcënon.

Historinë e tij Marseli ka ardhur ta tregojë në emisionin “Me zemër të hapur” ku kërkon të gjejë edhe zgjidhje.

Ai ka një jetë të mbushur plot me dhimbje, por kjo nuk e ka bërë t’i dorëzohet fatit.

Marseli është një djalë çapkën plot dëshira dhe ëndrra për jetën dhe lufton për të pasur me të mirën në jetën e tij.

U rrit në jetimore, me shok dhe shoqe plot edhe pse dashurinë e atyre që e sollën në jetë nuk e pati ai provoi dhe ndjeu të tjera përkëdhelje, ato të edukatoreve të tij.

Ajo që e ka shtyrë të jetë sot në emision, është që historia mos përsëritet më në jetën e tij dhe konkretisht tek djali 1-vjeçar.

Marseli në kohën e adoleshencës u njoh me një vajzë që e dashuronte edhe pse familjarët e saj nuk ishin dakord për këtë lidhje. Takoheshin fshehtas dhe dy të rinjtë duheshin, ata edhe pse nuk jetojnë bashkë prej disa kohësh kanë sjellë në jetë një djalë ku kujdestarinë e fëmijës e ka marrë gjyshja nga ana e nënës pasi vetë nëna është nën moshë madhore, aktualisht 17 vjeçe.

Ky baba fare i ri në moshë, sot po has shumë pengesa me vjehrrën e tij pasi kjo e fundit nuk e lë ta takojë ‘mbretin’ e tij siç e quan Marseli vogëlushin. Aktulisht 21- vjeçari jeton në Sarandë pasi aty dhe punon, ndërsa nëna me fëmijën jetojnë në Tiranë. Ky djalë nuk kërkon asgjë vetëm të birin e tij, të mos ia pengojë askush. Ka një mesazh të qartë dhe do ta bëjë publike që të birin e do pafund dhe s’ka askush të drejtë t’ia mohojë dhe ndalojë.

Po në emision pati komunikim edhe me vjehrrën e tij, Mimozën, e cila e akuzoi se i ka dhunuar vajzën dhe i ka lënë pa ngrënë atë bashkë me të birin.

“Ai vajzën time e mban rrugëve me fëmijë të vogël. Punon dhe nuk i jep lekë, s’i jep për të ngrënë. E ka rrahur vajzën time”, tha Mimoza në lidhje telefonike.

Por jo pak i indinjuar ka qenë reagimi i Marselit, që madje hodhi akuza të rënda ndaj vjehrrës.

“Nuk e kam prekur kurrë nusen. Ajo e di mirë, djali është jeta ime. Mimoza Krujën e njohim, ajo del në darkë për punë tek 15-katëshi. Shtatë fëmijë që ka i ka të përzier. I them këto pasi më akuzoi rëndë. Mërzitem sepse kjo është e padrejtë”, tha Marseli.

Por më pas ndërhyrja e nuses së tij 17-vjeçare ka qenë befasuese. Ajo tha se nuk është dhunuar dhe se dëshiron të jetojë me burrin e saj dhe djalin.

“Nuk më ka dhunuar Marseli. Unë dua të jetoj me të dhe me djalin, por kushte nuk kemi”, tha 17-vjeçarja.