Skip to content

Përplasje fizike mes Berat Buzhalës dhe Albatros Rexhajt në ‘Opinion’ (Video)

    Një situatë e paprecedentë është shënuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në studion e emisionit “Opinion”, ku tema e diskutimit ishte procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Debati mes të ftuarve, analistit Berat Buzhala dhe shkrimtarit Albatros Rexhaj, ka degraduar nga përplasje verbale në një incident fizik, duke ndërprerë normalitetin e diskutimit në studio.

    Nga replikat verbale te përplasja

    Fillimisht, shkëmbimi i fjalëve mes tyre ishte i ashpër. Buzhala e akuzoi Rexhajn se kishte ardhur në studio “për të prishur debatin”, ndërsa Rexhaj reagoi duke e kritikuar për qëndrimet e tij politike, duke e cilësuar si një zë kritik të vazhdueshëm ndaj kryeministrit Albin Kurti.

    Tensioni u rrit në momentin kur replikat u ashpërsuan: Pjesë nga debati në studio:

    Buzhala: Trus aty!

    Rexhaj: Ti po fol tan ditën për Kushtetutën, ai e interpreton vetë Kushtetutën.

    Buzhala: Po ta kuptoj që ke ardh me prish debatin!

    Rexhaj: O burrë, s’je ti pronar i debatit. Mbylle gojën or burrë.

    Buzhala: Kujt i thua ti mbylle gojën?! Kujt?! (tha ai duke iu afruar Rexhajt dhe e godet)