Permbytjet në Gjermani, kjo eshte shqiptarja e zhdukur, te afermit bejne thirrje: Kush e ka parë..

349
0

Mediat në Gjermani kanë nisur të publikojnë fotot e personave që rezultojnë të zhdukur, pas përmbytjeve katastrofike që u kanë marrë jetën të paktën 133 personave deri tani. 

Sot, në listën e personave që mungojnë, që nuk po kontaktohen dot, është edhe një zonjë shqiptare e quajtur Diana Janko, 60 vjeçe, nga Këlni.

Atë e kërkon Grigor Nikolla, 40 vjeç, nga Shqipëria, i cili e ka pasur bashkëbisedimin e fundit me të me video në Facecook disa ditë më parë.

“Nuk mund ta arrij më, ne flisnim me njëri-tjetrin çdo ditë në video-thirrje në Facebook. Ajo nuk më telefonon më, informacioni im i fundit ishte se ajo donte të shkonte në spital,” ka thënë ai.

Nuk dihet lidhja midis tyre, por në fotografinë e dhënë nga z. Nikolla ata janë të përqafuar.