“Përmbyten” tregjet e Tiranës me fruta e perime kancerogjene. Ditën e djeshme ka ndodhur hataja, ka arritur kulmi

1485
0

Ditën e djeshme, profesor Zihni Sula, na tregoi detaje në lidhje me pesticidin methomyl, i cili përdoret nga fermerët për të vrarë insektet në fruta dhe perime, por që është shumë i dëmshëm për njerëzit.

Sipas profesorit, ky preparat depërton lehtë në organizëm dhe degradimi i tij shkon deri në 21 ditë.

Sot, spikeri i lajmeve, Denis Dyrnjaja, duke publikuar foton e një domateje të degraduar, të kalbur nga brenda, ngre alarmin se në tregje dhe supermarketet e vendit tonë po gëlojnë ushqimet vrasëse, të cilat po sjellin shtimin në masë të të prekurve me kancer.

Ai shkruan:

“Një popull jo gjithmonë mund ta vrasësh me armë ose me pushtim, pasi mund ta vrasësh edhe me ushqim.
Tregjet dhe supermarketet gëlojnë nga “perimet dhe ushqimet vrasëse”, shteti bashkëpunëtor në krim me heshtje dhe mosveprim.
Kanceri vijon të kosisë më shumë se 4 mijë njerëz në vit me kontributin e drejtpërdrejtë të ushqimit skandaloz që një popull i tërë konsumon çdo ditë”!

Vrasje e heshtur në masë!