Përmbysja e kamionit me grurë në autostradën Tiranë-Durrës, reagon Brace

205
0

Një kamion me grurë u përmbys sot në autostradën Tiranë-Durrës, duke e derdhur ngarkesën në rrugë.

Aksidenti shkaktoi trafik, por situata u normalizua pas ndërhyrjes së punonjësve të ARRSh.

Megjithatë deputetit socialist Erion Braçe i ka bërë përshtypje një gjest nga ky incident, që duket se edhe e ka revoltuar.

Ndonëse të dyja krahët e autostradës u mbushën me grurë, makinat vijuan të kalojnë duke shkelur mbi të, po ashtu edhe dy policët që menaxhuan trafikun.

Ja si shprehet Braçe në rrjetet sociale:

PO E BËJ UNË KOMENTIN;

ËSHTË GRURË, GRURË PËR BUKË,

ZOTËRINJ TË POLICISË,

NUK KALOJNË MAKINAT MBI GRURË, AS JU VETË ME KËMBË MBI GRURË!

Është e shëmtuar!

Kamioni mesa duket ka dalë nga porti ku anija solli grurin nga UKRAINA!

Pa fat!

Po jo deri këtu!