Përleshje me armë në burgun e Peqinit

381
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Peqinit, ku i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj është përplasur me dy të dënuar të tjerë me burgim të përjetshëm.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, nga përleshja kanë mbetur të plagosur 2 prej të burgosurve, ndërsa asnjë gardian apo pjesëtar i stafit policor nuk ka mbetur i lënduar.

Mësohet se Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015 në Shkodër, ka tentuar të vrasë një tjetër të burgosur, Arben Lleshin. I përfshirë në konflikt është edhe i burgosuri tjetër Ilir Xhakja.

Sipas informacioneve jozyrtare, Mjacaj ka qëlluar me armë zjarri. Mbetet e paqartë se ku e ka gjetur armë i burgosuri. Ndërkohë, ka mbajtur peng punonjësit e kuzhinës së burgut./tvklan/