Perleshja në burgun e Peqinit/ Flet i burgosuri: Eshtë paguar për të vrarë, plagosi shokun e qelisë..

8062
0

Një përplasje e armatosur mes të burgosurve ka ndodhur këtë të premte në burgun e Peqinit.

Sokol Mjaçaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, është konfliktuar me të dënuarit Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja.

Një nga të dënuarit në burgun e Peqinit ka telefonuar nga një numër i brendshëm nga kabinat e telefonave të burgut gazetaren Anila Hoxha. Gjatë komunikimit me gazetaren, ai ka treguar versionin e tij të ngjarjes, ndërsa thotë se Lleshi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Armën e kishte të fshehur diku. Qëlloi Arben Lleshin dhe Indrit Shaqen. Dimë që Indriti është i plagosur më lehtë, ndërsa Arben dëgjuam që e kishte kapur plumbi në qafë.

Unë jam i sigurt që Mjaçaj është i paguar, ai kishte kohë që donte të vinte këtu. Është i paguar për të kryer këtë krim. Te sektori këtu ka një dy tre ditë, nuk ka shkuar akoma në 41 biss. Janë shokët e qelisë. Tani ai ka marrë peng disa familjarë, është në ambientet e takimit”- tha i burgosuri./ Top Channel