HomeNewsPërkeqësohet moti/ Nesër...

Përkeqësohet moti/ Nesër çadrat me vete, reshje shiu dhe shtrëngata, ja zonat e rrezikuara..

Instituti i Gjeoshkencës informoi se pasditen e sotme dhe nesër, 29 janar, vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive në disa qarqe.

Sipas IGEO, reshjet e dendura do të përfshijnë qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare.

Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.

Në zonat malore në veri dhe verilindje në lartësitë mbi 900m nga niveli i detit reshjet priten në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë,  Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 11 / 15 °C, në vendet e ulëta: 8 / 16 °C dhe në vendet malore: 3 / 13 °C

Sot pasdite era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, ndërsa nesër pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Fëmija 2-vjeçar gëlltit baterinë e telekomandës, mjeku bën mrekullinë duke ia nxjerr nga stomaku

Një fëmijë dy vjeç në Gjilan ka shpëtuar falë një ndërhyrjej mjekësore, pasi kishte gëlltitur një bateri të telekomandës. Gastroenterologu Besnik Elezi ka bërë të ditur se ishte ai që bëri të mundur ndërhyrjen. Elezi ka postuar edhe fotografi në ‘Facebook’...

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe rocedura që duhet të kryejnë qytetarët

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe rreth 4 mijë italianë. Zv/ministrja e ekonomisë...

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë shqiptare ka arritur që të marrë patenten nga Drejtoria e Përgjithshme për mbrojtjen e pronësisë...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.