Përkeqësohet moti në shkallë vendi. Ciklon dhe rrebeshe shiu..

31
0

Mot me vranësira dhe reshje shiu do të mbizotrojë në vendin tonë, kryesisht në zonat veriore, ndërkohë që temperaturat pas mesditës do të shënojnë rënie.

Sipas MeteoAlb një sistem i dendur vranësirash që ka përfshirë vendin tonë duke filluar nga orët e para të ditës do të sjellë reshje me intensitet të ulët dhe herë pas here me intensitet mesatar.

Parashikohet që reshjet të jenë më të dukshme në zonët veriore, ku në intervale të shkurtra në zona të izoluar do të ketë dhe reshje intensive. Por pas mesditës dhe kryesisht mbrëmja sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehte mëngjes, por ulen ndjeshem në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e forte me shpejtësi 75 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.